Arrestohen dy të rinjtë, akuzohen për vjedhje shtëpish dhe biznesesh

26

Policia ka vënë në pranga dy të rinj nga Vora, të cilët akuzohen për të paktën 4 raste vjedhjesh në shtëpi dhe biznese.

Bëhet fjalë për shtetasit me inicialet P. T., 24 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje dhe L. Gj., 23 vjeç, të dy banues në Vorë.

Rastet e dokumentuara te vjedhjes

Më datë 07.11.2021, në rrugën “Kryengritja”, Kodër Vorë, në banesën e shtetasit M. Gj., dyshohet se kanë vjedhur kasafortën brenda së cilës kishte 5000 euro dhe 200.000 lekë të rinj;

Më datë 07.11.2021, në rrugën “Kryengritja”, Kodër Vorë, në banesën e shtetases F. Gj., dyshohet se kanë vjedhur kasafortën brenda së cilës kishte 600 euro;

Më datë 18.09.2021, në Kodër Vorë, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë në një firmë mobiliesh;

Më datë 29.09.2021, në Fshatin Muçaj, Vorë, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash në një firmë kondicionerësh.