Ballina Aktualitet Tiranë, arrestohen nëntë persona, vidhnin kompaninë celulare

Tiranë, arrestohen nëntë persona, vidhnin kompaninë celulare

Policia e Tiranës ka vënë në pranga nëntë persona, të cilët akuzohen për veprën penale të vjedhjes, duke shpërdoruar detyrën. Mësohet se personat në fjalë janë hetuar dhe arrestuar, pasi janë zbuluar teksa kryenin vjedhjen e kompanisë ku punonin.

Personat e arrestuar, që janë të moshës së re, aktivizonin paketa telefonikë me anë të programeve të paligjshme, duke i shkaktuar kompanisë celulare një dëm ekonomik prej rreth 510 mijë euro.

Shtetasit e arrestuar kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të rimbushjes dhe aktivizimit të paketave promocionale të një kompanie telefonike celulare jashtë vendit, duke përdorur aplikacione dhe platforma të kundërligjshme dhe kanë realizuar vjedhje, duke shpërdoruar detyrën në postet e tyre të punës që kanë në një kompani të llojit “call center”, me adresë në qytetin e Tiranës, duke i shkaktuar kompanisë telefonike një dëm prej 510 000 euro.