Arrestohen 6 menaxherë në Tiranë

22

Policia arreston 6 menaxherë në Tiranë. Sot policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin policor, “Fast Delivery”.

Në pranga kanë rënë 6 shtetas. Ata dyshohen, se në bashkëpunim me individë që nuk kishin regjistruar bizneset, kishin krijuar një skemë tregtimi dhe transportimi për produktet që futen dhe dalin nga Shqipëria, duke mos iu nënshtruar regjimit doganor. Kjo skemë sipas policisë ushtrohej online, nëpërmjet faqeve si “Instagram dhe “Facebook”, duke i shkaktuar një dëm të madh shtetit.

Personat e dyshuar dhe që ndaluan nga policia janë: Anxhela Dauti, 30 vjeçe, banuese në Tiranë, Manol Lekaj., 34 vjeç, banues në Tiranë, Bruno Sanija, 37 vjeç, banues në Tiranë, Eduard Gjura., 38 vjeç, banues në Tiranë, Kejvi Sulaj., 25 vjeç, banues në Tiranë dhe Bledar Çela, 44 vjeç, banues në Tiranë, administratorë dhe menaxherë të subjekteve të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve sipërpërmendur, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, ”Ruajtja dhe depozitimi i mallrave kontrabandë”, kryer në bashkëpunim “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.