Arrestohen 4 persona në Mirditë, po shkëmbenin drogë

71

4 persona kanë rënë në prangat e policisë së Mirëditës pas finalizimit të një operacioni në bashkepunim me FNSH e Shkodrës për shkëmbim të lëndëve narkotike.

Të 4 shtetasit u kapën në flagrancë duke shkëmbyer një sasi prej 1.7 kg lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa.

Në operacionin e koduar “Shkëmbimi”policia sekuestroi edhe 2 automjete, 5 aparate celularë dhe një sasi parash që do përdoreshin për blerjen e lëndës narkotike.

Njoftimi i Policisë

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni policor i koduar “Shkëmbimi”, i zhvilluar nga DVP Lezhë dhe Komisariati i Policisë Mirditë, në bashkëpunim me FNSH Shkodër.

Vihen në pranga 4 shtetas që u kapën në flagrancë duke shkëmbyer lëndë narkotike.

Sekuestrohen 1.7 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, 2 automjete, 5 aparate celularë dhe një sasi parash.

Bazuar në informacionet e grumbulluara për disa shtetas që posedonin lëndë narkotike dhe që do bënin shkëmbimin në qytetin e Rrëshenit, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Shkëmbimi ”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve O. K., 23 vjeç dhe E. Q., 23 vjeç, banues në Mirditë dhe i shtetasve K. Sh., 33 vjeç dhe E. Gj., 27 vjeç, banues në Skuraj, Kurbin.

Këta shtetas janë kapur gjatë operacionit, në qytetin e Rrëshenit, në momentin e shkëmbimit të lëndës narkotike.

Gjatë operacionit, forcat policore gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1.7 lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, 5 aparate celularë, 1500 euro, sende të tjera të kundërligjshme, si dhe 2 automjetet me të cilët udhëtonin këta shtetas.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.