Ballina Aktualitet Arrestohen 10 persona, dyshohet se po planifikonin sulm terrorist në Gjermani

Arrestohen 10 persona, dyshohet se po planifikonin sulm terrorist në Gjermani

Policia ka arrestuar 10 persona, të cilët dyshohen se se planifikonin një sulm terrorist. Njësitë speciale kanë kryer bastisje në pjesët e North Rhein-Westfalia dhe Baden-Württemberg në Gjermaninë Perëndimore.

Ata po hetohen nën dyshimin se do organizonin një krim që rrezikon shtetin, tha një zëdhënës.

Një prej të arrestuarve pretendohet se është nga Taxhikistani. Ndërsa nacionaliteti i të dyshuarve të tjerë nuk dihet ende.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e cështjes, e cila mendohet se lidhet me grupin militant të shtetit islamik (IS).