Ballina Aktualitet Arrestimi i Spahisë/ Paolo Foresti: Lirojeni, unë e kam përjetuar ‘97. Ndërkombëtarë,...

Arrestimi i Spahisë/ Paolo Foresti: Lirojeni, unë e kam përjetuar ‘97. Ndërkombëtarë, boll heshtët

Arrestimi i ish deputetit të Partisë Demokratike  Bardh Spahia ka sjellë reagimin edhe të ish ambasadorit të Italisë në vendin tonë.

Paolo Foresti, diplomati qëp ka shërbyer në Tiranë në vitin e vështirë 1997, përmes një postimi në rrjetet sociale shpreh habinë e tij me arrestimin e Spahisë dhe me heshtjen e faktorit ndërkombëtar.

Sipas tij, situata është bërë edhe më e ndezur dhe me një krizë të rrezikshme institucionale

Status i plotë i Paolo Forestit:

“Po mësoj tani se një mik i dashur, deputet dhe kirurg i njohur është arrestuar në vazhdën e protestave të nisura prej muajsh kundër korrupsioni në Shqipëri.

I riu Spahia, djalë i një mikut tim në vitet ’90, kishte ardhur në Milano të premten, më 14 qershor, për të marrë pjesë në prezantimin e librit tim, ku rrëfej për periudhën e vështirë të 1997, e cila duket se po ripërsëritet më shumë se 20 vite pas.

Është shumë shqetësuese heshtja e komunitetit ndërkombëtar, dhe mbi të gjitha ato të shtypit dhe të forcave politike europiane, pasi pas disa muajsh situata është bërë edhe më e ndezur dhe me një krizë të rrezikshme institucionale”.

Image