Ballina Aktualitet Arrestimi i protestuesve, mbështetësit e PD-së mblidhen sërish tek Drejtoria e Policisë...

Arrestimi i protestuesve, mbështetësit e PD-së mblidhen sërish tek Drejtoria e Policisë Tiranë

Mbështetësit e Partisë Demokratike janë mbledhur mbrëmjen e sotme tek Drejtoria e Policisë së Tiranës.

Shkak janë bërë arrestimet që bëri policia mesditen e sotme në radhët e protestuesve gjatë tubimit tek parlamenti.

Qytetarët e grumbulluar tek Drejtoria e Policise, bashke me ta dhe banorët e Astirit kërkojnë lirimin e protestuesve.

Me ta janë dhe ish-deputetët e PD, Edmond Spaho dhe Bardh Spahia. Në një prononcim për mediat Spahia tha se duhet të ndalet dhuna dhe presioni policor.