Ballina SPORT Arrestimi i Alban Hoxhës, reagojnë drejtuesit e Partizanit

Arrestimi i Alban Hoxhës, reagojnë drejtuesit e Partizanit

Portieri i partizanit është arrestuar ditën e djeshme pasi drejtonte makinën në gjendje të dehur.

Drejtuesit e klubit nuk kanë preferuar që të prononcohen për arrestimin e kapitenit të Partizanit dhe i vetmi që ka folur për këtë çështje ka qenë zëdhënësi për shtyp i të kuqve, Olsi Ranxhi.

Zëdhënësi për shtyp i të kuqve, Olsi Ranxhi, ka konfirmuar se klubi është në dijeni të çështjes dhe drejtuesit po interesohen për sqarimin e situatës së kapitenit Hoxha.
“Klubi është në dijeni të çështjes dhe drejtuesit po interesohen për sqarimin e situatës së portierit. Për momentin nuk mund të themi më shumë”, – u shpreh Ranxhi për gazetën. Mbase për të mos nxituar, klubi kërkon të sqarojë situatën dhe më pas të vendosë se çfarë do të ndodhë me kapitenin.