Arrestimet e policisë Tiranë gjatë 24 orëve të fundit

41

Komunikata e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetases Xh. K., 20 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë ndalimi i shtetasit Z. Z., 44 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. D., 35 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babit të tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë ekzekutimi i masës së sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin A. S.(Z)., 26 vjeç, për veprat penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit” dhe “Kanosja apo dhunimi i pjesëmarrësve në zgjedhje”. Ky shtetas dyshohet se ka qenë i përfshirë në ngjarjen e datës 26.04.2021, në një qendër për numërimin e votave, ku ka ndodhur një konflikt mes vëzhguesve dhe numëruesit të votave.

Më datë 06.07.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen A. N., 39 vjeçe, pasi babai i një fëmije të mitur ka bërë kallëzim se shtetasja A. N. ka dhunuar fëmijën e tij.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.