Ballina LAJME Arratiset për herë të dytë nga burgjet italiane, ja kush është

Arratiset për herë të dytë nga burgjet italiane, ja kush është

Një i burgosur shqiptar është arratisur nga burgu i Trapanit në ishullin e Sicilisë.

Ai është Lekë Luca 32 vjeç dhe kjo është hera e dytë që arratiset nga burgjet italiane.

Policia italiane e burgjeve bë me dije se ai është arratisur gjatë orës së ajrosjes në burgun San Giuliano të Trapanit e ende nuk dihet mënyra që ka përdorur për të kapërcyer murin rrethues.

Autoritetet italiane dyshojnë se plani i arratisjes së tij ka qënë i përgatitur me kohë e se bashkëpunëtorët e prisnin jashtë murit rrethues të burgut.

Ndaj 32 vjecarit Lekë Luca rëndon akuza e trafikut të lëndëve narkotike me burgim deri më vitin 2022.

Policia italiane ka shpërndarë në të gjithë territorin fotografinë e 32 vjecarit Luca e vazhdon kërkimet në territor për arrestimin e tij.

2 vite më parë, më korrik të 2017 së bashku me shqiptarin Osvaldo Mariku 22 vjec u arratisën nga burgu i Civitavechias. Por brenda pad ditësh kërkimi Lekë Luca u arrestua nga autoritetet italiane.