Ballina Showbiz Armina Mevlani zbulon planet për martesën

Armina Mevlani zbulon planet për martesën

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha janë ndër çiftet më të pëlqyera të publikut shqiptar. Edhe pse prej shumë kohësh bashkëjetonin, ato u fejuan gjatë vitit 2018.

Teksa të gjithë presim dasmën e çiftit, Armina ka pranuar ditën e sotme gjatë një interviste se nuk do të ketë dasmë këtë vit. “Nuk dua ta bëjmë dasmën këtë vit. Nuk do të ndodhë, sepse kam lexuar diku për tersin e viteve dhe dua të jetë një vit çift”, është shprehur ajo.

Gjatë intervistës, Armina dhe shoqja e saj Borana kanë zbuluar gjithashtu se Shkëlzeni është shumë xhentil, i respektueshëm dhe të dy janë shumë xhelozë për njëri-tjetrin. Historia e dashurisë së çiftit daton që nga viti 2014, e ndërsa shfaqjet e përbashkëta në publik i kanë pasur shumë të pakta.