Ballina Showbiz Armina Mevlani flet për njohjen dhe bashkëjetesën me Shkëlzen Berishën

Armina Mevlani flet për njohjen dhe bashkëjetesën me Shkëlzen Berishën

Blogerja Armina Mevlani është kthyer së fundmi në një nga influencueset më të mëdha të modës në Shqipëri, dhe jo vetëm. Bukuroshja e cila bashkëjeton me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, shpeshherë është pjesëmarrëse e pasarelave ndërkombëtare në Paris dhe Milano.

Gjatë një interviste Mevlani ka rrëfyer njohjen dhe bashkëjetesën me njeriun e saj të zemrës.

“Në fakt forma sesi jemi njohur ka qenë krejt rastësore. Jemi parë diku në një bar pa e njohur njëri -tjetrin për herë të parë dhe kemi pasur shumë tërheqje, madje sot e diskutojmë çfarë kemi ndierë në largësi atë ditë. Të dy jemi emocionuar dhe kemi pasur shumë interes për njëri-tjetrin. Më pas, pas disa kohësh, u gjendëm rastësisht me miq të përbashkët, në të njëjtën tavolinë dhe aty filloi gjithçka, aty bëra lidhjen e ditës së parë, kur u pamë nga larg. Nuk ishte lidhje e menjëhershme sigurisht, ndenjëm shumë kohë thjesht duke komunikuar si fillim…Më pas u takuam dhe filloi gjithçka,” – u shpreh ajo.

Ndërsa lidhur me bashkëjetesën me djalin e ish-kryeministrit, Armina pohoi se si çdo çift edhe ajo grindet me të fejuarin e saj:

“Ditët tona nisin duke ngrënë mëngjes së bashku, më pas të dy dalim për punët përkatëse  dhe takohemi në darkë për të ngrënë së bashku, për të parë një film dhe për të biseduar. Unë i adhuroj këto rutina dhe për mua janë pasuria e jetës. Fundjavave drekojmë me familjet tona dhe prindërit tanë së bashku, kryesisht të dielën mund të frekuentojmë edhe ndonjë Spa. Shkëlzeni si bashkëjetues është i thjeshtë, ndoshta sepse përshtatemi shumë në gjërat që dëshirojmë dhe në rutinat që kemi. Na pëlqen të ndjekim të njëjtët filma, të flemë në një orar, kemi të njëjtën shije jo vetëm në të ngrënë, por edhe tek pijet. Por si çdo çift dhe ne kemi momente grindjeje. Do gënjeja nëse do të thoja “jo”. Kryesisht grindemi për gjëra të vogla, siç mund të jenë, vonesa për të shkuar diku apo diskutime të tilla. Asgjë me rëndësi fatmirësisht deri tani”.