Ballina BOTA Armeni, zgjedhje të parakohshme parlamentare

Armeni, zgjedhje të parakohshme parlamentare

Pas krizës politike në Armeni, ditën e sotme filluan zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Këto zgjedhje zhvillohen pas dorëheqjes së kryeministrit Nikol Pashinyan, i cili e mori këtë detyrë pas protestave të zhvilluara në vend në muajin prill.

Në vendin me rreth tre milionë banorë ka 2,5 milionë votues.

Në sondazhet parazgjedhore, parashikohet se zgjedhjet do t’i fitojë aleanca “Emri im”, i udhëhequr nga partia “Kontrata civile”, të cilën e drejton Nikol Pashinyan, i cili po ashtu kryen përkohësisht detyrën e kryeministrit pavarësisht dorëheqjes që ka bërë në tetor.

Rivali më i afërt i Pashinyan pritet të jetë partia ”Armenia e Begatë”, e qendrës së djathtë.

Në Armeni për partitë që hyjnë të vetme në zgjedhje ka një prag prej pesë për qind, ndërsa për aleancat një prag shtatë për qind.

Në votime do të përcaktohen të paktën 101 anëtarë të parlamentit, ku sipas kushtetutës së Armenisë parlamenti mund të ketë numrin minimal 101 deputetë dhe maksimal deri në 200 deputetë.