Armë zjarri, municione, kanabis! Dy të rinj në Kukës përfundojnë në pranga!

30

Dy persona u arrestuan në operacionin e koduar “Eagle” nga Policia e Kukësit, ku u sekuestruan armë zjarri, municion luftarak dhe kanabis sativa.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit A.E., 24 vjeç dhe M.M., 33 vjeç, banues në Kukës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjeti e 24-vjeçarit, policia gjeti një armë zjarri tip kallashnikov, 3 karikatorë, 81 fishekë dhe 350 gramë lëndë narkotike kanabis.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi A.E. ia ka blerë lëndën narkotike shtetasit M. M. “Në vijim të operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit M. M., në fshatin Gabrice, ku kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pushkë, 19 fishekë, 525 gr. lëndë të dyshuar cannabis sativa, si dhe një sasi parash”, – thuhet në njoftimin e policisë.