Armë, municion e drogë në banesë, arrestohet 26 vjeçari nga qyteti bregdetar

45

Policia bën me dije se ka rënë në pranga një 26-vjeçar me inicialet A.Dh, banues në qytetin bregdetar të Vlorës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën një armë zjarri kallashnikov, një sasi municioni luftarak prej 2 mijë e 395 fishekësh, si dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Të gjitha u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për hetime të mëtejshme, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.