Ballina Sport Vendi Armand Duka zgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv në UEFA

Armand Duka zgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv në UEFA

Sot në Romë është zhvilluar Kongresi i 43-të i UEFA-s që kishte në rendin e ditës zgjedhjen e Presidentit të UEFA-s dhe antarëve të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, pozicion për të cilin kandidonte dhe Presidenti i FSHF, Armand Duka.

Presidenti Duka ka arritur të zgjidhet në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s me 36 vota, duke marrë besimin e delegatëve të shumë federatave të mëdha evropiane për një mandat 4 vjeçar. Një arritje shumë e madhe kjo për Shqipërinë dhe futbollin shqiptar që ka arritur të kalojë kufinjtë e përfaqësimit në institucionet më të rëndësishme europiane sportive. Për herë të parë në histori, futbolli shqiptar do të përfaqësohet nga Presidenti Duka në qeverinë e futbollit evropian.

Përmes një statusi në Facebook Duka ka folur për herë të parë, pas zgjedhjes së tij si anëtar i Komitetit Ekzekutiv në UEFA, duke e cilësuar si një fitore të madhe.

“Të dashur miq. Nga sot më është besuar detyra e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Emocion i papërshkrueshëm, fitore e madhe për futbollin e vendit tim. Duhet të falenderoj të gjithë kolegët e federatave anëtare, që më votuan në garën për një vend në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s. Një besim dhe një përgjegjësi e madhe për mua dhe futbollin shqiptar. Jam shumë i nderuar që për herë të parë në histori më takon mua të përfaqësoj në pozicionin më të lartë qeverisës së UEFA-s,” – shkruan Duka në rrjetet sociale.