Ballina Showbiz Arkivi Shqiptar pjesë e arkivave Evropiane

Arkivi Shqiptar pjesë e arkivave Evropiane

Arkivat Shqiptare së fundmi kanë plotësuar kriteret dhe janë bërë pjesë e organizmit më vital të Bashkimit Evropian në fushën e arkivave.

Zhvillimet teknologjike në Drejtorinë e Përgjithshme kanë sjellë edhe përafrimin e arkivave shqiptare me arkivat evropiane.

DPA është bërë pjesëtare me të drejta të plota e Fondacionit të Portalit të Arkivave Evropiane, një nismë e financuar nga Bashkimi Evropian ku janë të përfshira të gjithë arkivat e vendeve të Bashkimit Evropian dhe CEFTA-s.

Vendimi i marrë më 9 nëntor për pranimin e Shqipërisë me të drejta të plota, e bën arkivin shqiptar të parin vend të Ballkanit Perëndimor pjesë e Portalit të Arkivave Europiane.

Ky pranim ka një rëndësi të madhe, pasi është një tregues i njohjes së përpjekjeve të vazhdueshme të viteve të fundit për modernizimin e arkivave dhe rritjen e përdorjes së teknologjisë si forma e së ardhmes në shërbimin arkivor.