Ballina Aktualitet Arizona, policia e armatosur thyen derën për të “arrestuar” një bebe!

Arizona, policia e armatosur thyen derën për të “arrestuar” një bebe!

Policia e armatosur ka shkatërruar derën e një shtëpie në Arizona dhe ka urdhërur që tre fëmijë të dërgohen në departamentin e sigurisë për fëmijët, pasi prindërit kishin refuzuar të çonin djalin me ethe në spital.

Sarah Beck refuzoi të çonte djalin 2 vjeçar në spital, edhe pse kishte temperaturë të lartë dhe se mjekët i kishin thënë se mund të kishte “pasoja për shëndetin”.

Kur mjeku zbuloi më pas se fëmija nuk kishte qenë kurrë në spital, kontaktoi Departamentin e Policisë për t’i siguruar kujdes të menjëhershëm mjekësor. Fëmija nuk kishte kryer as vaksinat.

Kur mbërriti policia, Beck dhe bashkëshorti i saj, Brooks Bryce, nuk do t’i linin ata të hynin në shtëpi.

Pas një paralajmërimi përfundimtar, policia theu derën e përparme.

Një avokat në një deklaratë për NBC News tha se mënyra në të cilën fëmijët u morën “ishte qartë e panevojshme dhe përtejforcës së arsyeshme”.

Raporti i policisë tha se kur oficerët hynë në shtëpi, gjetën dy fëmijë të tjerë “në dhomën e tyre të gjumit, të mbuluar me njolla në trup”.