Arilena Ara fiton Festivalin e 58 të Këngës, përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion! Elvana Gjata në vend të dytë

0
3

Arilena Ara është shpallur fituesja e cmimit të parë të Festivalit të 58 të Këngës në Radio-televizionin Shqiptar me këngën e saj “Shaj”. Këngëtarja e njohur do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës “Eurosong 2020” që mbahet në Holandë. Ajo arriti të triumfojë mes 12 artistëve finalistë, e ndërsa Elvana Gjata me këngë “Me Tana”, e cila u përfol si një nga fitueset e këtij festivali u rendit në vendin e dytë. Në vendin e tretë u rendit Sara Bajraktari, 16-vjeçarja me këngën “Ajër”. Në fjalën e saj si triumfuese e këtij festivali, Arilena u shpreh se nuk bënte muzikë për trofe, teksa ia dedikoi fitoren babait të saj, që e sheh nga lart.

Nuk e kisha menduar asnjëherë këtë moment. Unë nuk këndoj për trofe, nuk bëj muzikë për të fituar çmime, bëj muzikë se i kam dedikuar jetën muzikës që 14-vjeçe. Unë këndoj gjithmonë për të tjerë, kam kënduar tekstet qw i janë dedikuar të tjerëve. Kësaj here shkruam së bashku me Lindon Berishën një këngë për veten time, me këtë këngë kam qarë, kam qeshur, jam trembur, jam frikësuar, jam ndjerë në ankth. Jam e emocionuar se sot kam mamin tim në sallë, janë të gjithë miqtë e mi”, tha fituesja Arilena Ara.