Ballina BOTA Ariana Grande pranon çmimin “Gruaja e Vitit”

Ariana Grande pranon çmimin “Gruaja e Vitit”

Ariana Grande është nderuar me çmimin “Gruaja e Vitit”.
Këngëtarja pranoi çmimin gjatë eventit të Billboard Women In Music mbrëmjen e së enjtes (6 dhjetor). Megjithëse Ariana u shpreh se nuk e meritonte këtë çmim.

“Më duket interesante se ky ka qenë një nga vitet më të mira të karrierës sime dhe më e keqi i jetës sime,”-tha Grande.

“Shumë njerëz kur shikojnë dikë në pozicionin tim thonë se është në kulmin e saj, dhe unë jam. Por përsa i përket jetës sime personale, me të vërtetë nuk kam asnjë ide se çfarë dreqin po bëj.”

Më pas 25-vjeçarja bëri një performancë të shkëqyer “thank u, next”.