Ballina Showbiz Ariana Grande kujton Mac Miller në Ditën e Falenderimeve

Ariana Grande kujton Mac Miller në Ditën e Falenderimeve

Dita e Falenderimeve ishte një ditë reflektimi për Ariana Granden. Ylli i popit kujtoi marrëdhëniet e saj me ish të dashurin Mac Miller, që vdiq nga një mbidozë droge rreth 3 muaj pasi çifti u nda.

Këngëtarja postoi një fotografi që kishte bërë me të ndjerin në Ditën e Falenderimeve në vitin 2017, me përshkrimin: “Më mungon”.

Ariana dhe Mac qëndruan të lidhur për dy vite dhe në maj njoftuan fundin e romancës.

Vetëm dy muaj pas ndarjes nga reperi ajo u fejua me komedianin Pete Davidson, fejesë të cilës i dha fund pas vdekjes së Mac.

Reperi u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Los Angeles më 7 shtator dhe ishte vetëm 26 vjeç.