Ballina BOTA Argjentinë, presidenti Tusk: Sanksionet e BE-së ndaj Rusisë do të vazhdojnë

Argjentinë, presidenti Tusk: Sanksionet e BE-së ndaj Rusisë do të vazhdojnë

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk u shpreh i sigurtë se sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Rusisë do të rinovohen në dhjetor, pas përshkallëzimit të nxitur nga Moska në Detin Azov.

“Evropa është e bashkuar në mbështetjen e saj për sovranitetin e Ukrainës. Jam i sigurtë që BE-ja do të rinovojë sanksionet ndaj Rusisë në dhjetor,” – pohoi ai gjatë një konference shtypi pak përpara fillimit zyrtar në Buenos Aires të samitit të G20-ës.