Ballina BOTA Argjentinë, paqja në Jemen diskutohet në G20

Argjentinë, paqja në Jemen diskutohet në G20

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres është shprehur i gatshëm të takojë Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Muhamed bin Salman, gjatë samitit të G20-ës, që po mbahet në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Aires.

Tema kryesore e bisedimeve, duket se është konflikti në Jemen, ku prej disa vitesh po luftojnë koalicioni i udhëhequr nga sauditët, me Houthi-t, të cilët kanë mbështetjen e Iranit, ndërsa qyteti Hodeidah është shndërruar në një fushë-betejë dhe gjithashtu do të diskutohet edhe hetimi në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, në konsullatën arabe të Stambollit.

“Unë mendoj se jemi pranë krijimit të kushteve për mundësinë që bisedimet e paqes në Jemen, të fillojnë. Dhe sigurisht Arabia Saudite është absolutisht e rëndësishme për këtë qëllim dhe unë jam gati ta diskutoj atë me princin e kurorës ose me ndonjë zyrtar tjetër saudit, sepse besoj se është një objektiv shumë i rëndësishëm në momentin actual,” – u tha gazetarëve Guterres.