Ballina BOTA Argjentinë, presidenti francez Macron i shqetësur për princin Mohammed bin Salman

Argjentinë, presidenti francez Macron i shqetësur për princin Mohammed bin Salman

Në Argjentinë po zhvillohet samiti i G20-ës, ku marrin pjesë liderët e shteteve më të fuqishme të botës. Mediat janë fokuar edhe në takimet që liderët zhvillojnë me njëri-tjetrin në korridore dhe sallat e konferencave.

Një prej këtyre takimeve që ka ngjallur kureshtje ishte biseda që presidenti francez, Emmanuel Macron zhvilloi me princin e Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman. Nga një video e xhiruar, The Guardian ka arritur të zbardhë shkurtimisht bisedën e Macron me bin Salman.

”bin Salman: – Mos u shqetëso.
Macron: – Shqetësohem. Jam i shqetësuar.
bin Salman: – Po…
Macron: – Të thashë.
bin Salman: – Po, ke të drejtë.
Macron: – Të thashë.
bin Salman: – Po, më the. Faleminderit shumë.
Macron: – Ti e di për çfarë e kam fjalën.
Macron: – Ti nuk më dëgjon asnjëherë.
bin Salman: – Jo, të dëgjoj sigurisht.
Macron: – Sepse të thashë. Ishte më e rëndësishme për ty.
Macron: – Dua të jem i sigurtë që ti e di.
bin Salman: – Është në rregull. Mund ta përballoj.
Macron: – Jam i pari i botës sime”.

Princi Salman është vënë nën akuzë për vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, si dhe për krimet e luftës që po ndodhin në Jemen, shtet fqinj me Arabinë Saudite.