Ballina BOTA Arabi Saudite, bie dëborë pranë Mekës

Arabi Saudite, bie dëborë pranë Mekës

Krahina e Maysan afër Mekës, në Arabinë Saudite, u shndërrua në një skenë artistike pas një vale shiu, me rënien e dëborës në tokat e saj, duke nxitur kështu disa përdorues të rrjeteve sociale ta përshkruanin si “nusja e veshur me fustanin e saj të bardhë”.

Maysan karakterizohet nga male të famshme dhe dhjetëra fshatra e këtë here pasi moti i ftohtë e veshi me hijeshi, shumë fotografë dokumentuan pamjen piktoreske, me flokët e borës që mbulonin pemët, luginat dhe malet nga shkrirja.