Ballina BOTA Arabi Saudite, rritet ndjeshëm prodhimi i naftës pas presionit të presidentit Trump

Arabi Saudite, rritet ndjeshëm prodhimi i naftës pas presionit të presidentit Trump

Arabia Saudite shtoi prodhimin e naftës në një nivel shumë të lartë në nëntor menjëherë pas presionit të presidentit të SHBA, Donald Trump, i cili i bëri thirrje të kompensojë boshllëkun e krijuar nga bllokimi i naftës iraniane dhe të mos konsiderojë uljen e prodhimit, në takimin e OPEC-ut.

Takimi në të cilin anëtarët e OPEC do të shqyrtojnë se si të ndalin rënien e çmimit të naftës, vjen disa ditë pasi udhëheqësit e prodhuesve më të mëdhenj të naftës globale (presidenti rus Vladimir Putin, princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman dhe Trump), të udhëtojnë në Argjentinë për një samit të G20-ës këtë javë.

Analistët në Goldman Sachs, një nga bankat më aktive në mallra, thanë se takimi i G20 mund të jetë një katalizator për çmimet që të stabilizohen.