Ballina BOTA Arabi Saudite, mbreti Salman thirrje BE: Veproni kundër programit bërthamor të Iranit

Arabi Saudite, mbreti Salman thirrje BE: Veproni kundër programit bërthamor të Iranit

Mbreti Salman i Arabisë Saudite i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare ditën e djeshme, për të ndalur programet e raketave bërthamore dhe balistike të Iranit, si dhe përsëriti mbështetjen nga ana e Rijadit, të përpjekjeve të OKB-së për t’i dhënë fund luftës në Jemen.

“Regjimi iranian ka ndërhyrë gjithmonë në punët e brendshme të vendeve të tjera, ka sponsorizuar terrorizmin, ka krijuar kaos dhe shkatërrime në shumë vende të rajonit. Bashkësia ndërkombëtare duhet të punojë për t’i dhënë fund programit bërthamor iranian dhe për të ndaluar aktivitetet e veta që kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin,” – u shpreh Salman.