Ballina Aktualitet Arabi Saudite, kryeministri Rama takim me mbretin saudit

Arabi Saudite, kryeministri Rama takim me mbretin saudit

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me mbretin Salman ibn Abdulaziz Al Saudi gjatë një vizitë zyrtare në Arabinë Saudite.

Rama ka ndarë detajet e takimit, ndërsa e cilëson pritjen e mbretit të Arabisë Saudite si shumë miqësore.

“Në pritjen shumë miqësore të mbretit Salman ibn Abdulaziz Al Saudi, ku pas drekës zyrtare u nënshkruan disa marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi,” – shkruan Kryeministri krahas videos.