Ballina Uncategorized Apple sjell në treg Iphone XS Max, më i madh dhe më...

Apple sjell në treg Iphone XS Max, më i madh dhe më i mirë në çdo aspekt

Iphone XS Max është telefoni më i madh dhe më i shtrenjtë që kompania gjigande Apple ka hedhur ndonjëherë në treg. XS Max vjen me një ekran 6,5 inch dhe një çmim prej 1099 dollarësh.

Me ofertën më të re e të fundit të telefonave celularë, Apple sjell në treg një superkrijim në dukje të pamundur, me një ekran të madh por praktik.

IPhone XS Max ka një ekran të madh, të shkëlqyeshëm dhe një bateri e cila zgjat më shumë se XS. Ai gjithashtu vjen me një shpejtësi më të madhe, qëndrueshmëri dhe përmirësime të rezistencës ndaj ujit, kamera më e mirë dhe mbështetje me dy SIM.