Ballina Teknologji “Apple” së shpejti një produkt të ri në treg

“Apple” së shpejti një produkt të ri në treg

Kompania e madhe e pajisjeve teknologjike, Apple goditi në shenjë me kufjet wireless. AirPods, siç quhen, janë ndër produktet më të shitura të kompanisë. Pavarësisht çmimit të kripur për një palë kufje që shkon rreth 20,000 lekë, shumë blerës i kanë bërë të tyret. Një pjesë akoma më e madhe po kursejnë apo e kanë në listën e dëshirave për t’i blerë.

Kufjet u rritën në famë fundvitin e 2018-ës, edhe për shkak të memeve që qarkullonin në internet për vetë produktin dhe për personat që i zotëronin. Por AirPods-at origjinalë dolën në treg në vitin 2016 për herë të parë. Si çdo produkt Apple, ka ardhur koha edhe që AirPods të përditësohen ose të zëvendësohen me produkte më të avancuara dhe me opsione të reja.

Pra, kur do të lançojë Apple diçka të re?

DigiTimes ka parashikuar që AirPods-at e rinj do të dalin në treg më shpejt se ç’mendoni. Pritet që pajisjet e reja të prezantohen e të dalin në shitje në krye të vitit 2019. Sigurisht, do të vijnë me opsione të reja shtesë. Por çfarë do të kenë ndryshe AirPods-at e rinj?
Apple lançoi iOS 12.2 javën që shkoi, por është ende në fazën testuese. Në përditësimin më të fundit, kur të jetë i disponueshëm për zotëruesit e celularëve Apple, një menu rregulluese do të shfaqet kur AirPods të lidhen me iPhone-n tuaj. Në një dritare të re që do të shfaqet në ekranet tuaja, ju mund ta aktivizoni Sirin me anë të kufjeve tuaja wireless.

Me pak fjalë, ju mund ta aksesoni e ta përdorni Sirin pa qenë nevoja të prekni kufjet apo të nxirrni celularin nga xhepi. Mjafton të thoni “Hey Siri” dhe jeni në rregull. Por mos u shqetësoni, AirPods-at e rinj do të binden vetëm me komandin e zërit të përdoruesit. Njerëzit e tjerë nuk do të munden të aktivzojnë asistentin tuaj.