Apeluan për një masë dënimi më të lehtë, Gjykata lë sërish në burg dhëndrin e Qazim Sejdinit dhe shokun e tij

54
Sokol Sanxhaktari, Adriano Hajdari, Florian Lamçe

Gjykata e Apelit në Durrës ka marrë vendimin përfundimtar për Sokol Sanxhaktarin dhe Adriano Hajdarin, të akuzuar për vrasjen e shokut të tyre Florian Lamçe.

Apeli ka refuzuar kërkesën e tyre për një masë më të lehtë dënimi duke lënë në burg dy të akuzuarit.

Sa i përket ngjarjes Sokol Sanxhaktari dhe Adriano Hajdari goditën duke lënë të vdekur shokun e tyre, Florian Lamçen me shishe birre.

Sipas vendimit të gjykatës, Florian Lamçja gjeti vdekjen si pasojë e goditjeve të shumta në kokë.