Ballina Showbiz Anxhela Martini ndan me fansat momente nga përvjetori i martesës

Anxhela Martini ndan me fansat momente nga përvjetori i martesës

Një vit më parë, modelja shumë e njohur Angela Martini kurorëzoi me martesë dashurinë e saj me rumunin, Dragos Savulescu.

Ceremonia e tyre ishte pa bujë dhe u bë e ditur vetëm nga publikimi i fotove në rrjetet sociale nga Angela.

Tani çifti feston një vjetorin e martesës dhe ata po shijojnë momentet së bashku. Angela dhe bashkëshorti i saj kanë vendosur që këtë përvjetor ta festojnë në Itali, ku kanë kaluar disa momente romantike në ditën e tyre të shënuar.

Në “Instastory”, modelja ka publikuar disa video nga festa intime e tyre. Ajo ka ndarë me fansat pamje nga darka si dhe nga dhoma e saj e hotelit.