Antonio Banderas pozitiv ndaj COVID-19:”Shpresoj ta fitoj këtë luftë”

49

Aktori me famë botërore Antonio Banderas është konfirmuar COVID-19 pozitiv.

Lajmin e dha vetë aktori teksa zbuloi se ditëlindjen e tij të 60-të po e feston në karantinë.

Megjithatë aktori shkruan se nuk ndjen ndonjë simptomë të rëndë, thjesht është më i lodhur se zakonisht dhe se kohën e karantinës do e përdorë për të lexuar, shkruar e bërë plane për të ardhmen.

“Dua të bëj publike që sot …Unë jam i detyruar të festoj ditëlindjen time të 60 në karantinë pasi jam testuar pozitiv me COVID-19. Dua të shtoj se ndihem relativisht mirë, thjesht pak më i lodhur se zakonisht dhe i sigurt se do të shërohem shumë shpejt. Shpresoj që duke zbatuar rekomandimet do ta fitoj këtë luftë. Do të përfitoj nga izolimi për të lexuar, shkruar, pushuar dhe vazhduar bërjen e planeve për të ardhmen”, shkruan Banderas.