Ballina BOTA Ankaraja dërgon përforcime në kufij me Sirinë

Ankaraja dërgon përforcime në kufij me Sirinë

Agjencia shtetërore “Anadoll” njoftoi sot se Turqia ka dërguar përforcime në pozicionet pranë kufirit me Sirinë, pavarësisht deklaratave të mëparshme se një ofensvië ushtarake e planifikuar ishte shtyrë.

“Përforcimet turke, përfshirë trupa dhe kamionë që mbajnë tanke dhe topa, mbërritën në provincën juglindore të Kilis. Ndërkohë, brenda në Siri, luftëtarët e opozitës siriane që mbështeten nga Turqia janë vendosur në zonat pranë qytetit Manbij në veri të Sirisë, që kontrollohet nga Kurdët,” – thotë Anadoll.

Anadoll gjithashtu raporton se “këto përforcime mund të përdoren për një operacion të mundshëm në Manbij”.