Ballina BOTA Ankara, sekuestrohet një libër hebraik 800-vjeçar

Ankara, sekuestrohet një libër hebraik 800-vjeçar

Një libër 800-vjeçar, i shkruar në hebraisht, u sekuestrua në juglindje të Turqisë, njoftuan autoritetet ligjzbatuese.

“Ekipet antikontrabandë të xhandarmërisë turke kapën katër persona në flagrancë duke u përpjekur të shesin librin mesjetar,” – thuhet në njoftimin e prefekturës së Diyarbakirit.

“I stolisur me ilustrime fetare, libri ka 22 faqe prej lëkure. Libri mesjetar është vënë nën mbrojtjen e shtetit,’’ – thuhet më tej në njoftim.