Ballina Showbiz Ankandi i verërave ”Hospices de Beaune” rekord 14,2 milionë euro

Ankandi i verërave ”Hospices de Beaune” rekord 14,2 milionë euro

Edicioni i 158-të i ankandit të verërave të ”Hospices de Beaune” theu një rekord historik për vitin e dytë radhazi duke arritur një shumë të përgjithshme prej gati 14,2 milionë euro, sipas organizatorëve.

Shitja mblodhi gjithsej 14 199 250 euro dhe solli rezultatin më të mirë të arritur ndonjëherë.

”Një Bâtard-Montrachet Grand e vreshtës me të njëjtin emër u shit për 135 000 euros, çmimi më i lartë i arritur më parë për një fuçi vere’’, thuhet në komunikatë. Çmimi mesatar për një fuçi (format prej 228 litrash) u rrit me 16 850 euro, një rritje me 19% krahasuar me vitin 2017.