Ballina Showbiz Anjeza Maja rrëfen arsyen pse është single

Anjeza Maja rrëfen arsyen pse është single

Moderatorja e famshme Anjeza Maja prej disa kohësh ka shënuar një kthesë në karrierën e saj, duke u bërë pjesë e stafit të Kryeministrisë, si prezantuese e rubrikës  “E zgjidha” që transmetohet në “ERTV”.

E pyetur gjatë një emisioni televiziv lidhur me puthjen e saj të fundit Maja i çuditi të gjithë me përgjigjen e saj.

“Nuk e mbaj mend. Kam shumë kohë pa dhënë një puthje. Nuk kam dhënë puthje dashurie,” – sqaroi më tej ajo.

Moderatorja bukuroshe pohoi se ka krizë meshkujsh vërdallë dhe nuk ka mundur të gjejë njeriun e duhur që të jetë në nivelin e saj.

“Do të doja të kisha në krah një mashkull që është në nivelet apo punën që bëj unë. Ndoshta janë në një fazë që po realizohen, por nuk është se ka shumë meshkuj në qarkullim. Unë besoj tek dashuria dhe mund të mos jetë ai që kam projektuar në mendjen time personi që do krijoj një marrëdhënie, pra mjafton që të bie në dashuri,” – ka thënë Maja.