Ballina BOTA “Anija kapsulë”, projekti më i ri që do çmendë pushuesit

“Anija kapsulë”, projekti më i ri që do çmendë pushuesit

Teknologjia po sjell gjithmonë e më shumë pranë njerëzve mjete të cilat deri më tani i kishim parë vetëm në filmat fanta-shkencë.

Inxhinerët kanë krijuar një anije në formë kapsule është 8 metra e gjatë, 3,6 metra e gjerë dhe mund të akomodojë 12 pasagjerë pa përfshirë kapitenin e anijes.
“Royal Version 001” është vepër e kompanisë italiane “Jet Capsule” e cila ofron luks të pafund brenda saj për pushuesit.

Kapsula ‘’Royal’’ është pothuajse e tëra e punuar me xham nga sipër si dhe material plumbi në pjesën e poshtme, i cili mund t’i rezistojë goditjeve të forta në rast se përplaset me ndonjë anije apo shkëmb.
Ajo mund të modifikohet për secilin klient, në varësi të kërkesave që ata kanë, qoftë me motor me naftë apo benzinë që prodhon 370 kuaj fuqi. Anija mund të lëvizë me shpejtësi maksimale prej 36 deri në 80 milje.

Projektuesi i Jet Capsule së bashku me themeluesin janë shprehur se idenë për këtë dizajn të kapsulës e morën duke u frymëzuar nga anijet hapësinore.
Përsa i përket ambientit të brendshëm kapsula ka dhe sistem ngrohje ose ftohje në varësi te temperaturave në të cilat keni zgjedhur të argëtoheni.
Tashmë pritet që klientët e parë të shijojnë udhëtimin e parë me anijes e së ardhmes.