Angli/Zyrtari anglez paralajmëron: “Pacientët që vuajnë nga astma të izolohen për 3 muaj”

76

Jonathan Van-Tam, Shefi i Zyrës Mjekësore për Anglinë tha për BBC se këshilla për distancë është më e madhe për personat që vuajnë nga astma. Prandaj ata duhet të izolohen për 3 muaj, ndryshe afati prej 2 javësh që këshillohet. Pacientët duhet të bëjnë të pamundurën për të evituar virusin ka këshilluar Van-Tam.

Të sëmurët nga astma ka më shumë gjasa të sëmuren rëndë nëse infektohen me Covid-19. Por ata nuk infektohen më shpejt se të tjerët.

Astma prek më shumë se pesë milion njerëz në Mbretërinë e Bashkuar dhe rreth 200,000 kanë një formë të rëndë të gjendjes.