Angli/ Vrau gruan 35-vjeçare me thikë nga xhelozia, shqiptari dënohet me 19 vite burg

0
1

Fatos Xheta, shqiptari që u akuzua për vrasjen e bashkëshortes së tij më 17 qershor është dënuar me 19 vite burg.

Ngjarja ka ndodhur në Oxford të Anglisë, ku Safie Xheta 35 vjeçe, është gjetur pa jetë dhe me plagë në fyt në kuzhinën e shtëpisë së saj.

Gjyqi zgjati rreth 90 minuta, për të marrë vendimin për 46-vjeçarin.

I akuzuari është shprehur në gjyq se gruaja e tij kishte qenë jobesnike dhe kishte monitoruar llogarinë e saj në Instagram në disa muaj para se të vdiste.

Pranë saj u gjet një letër, e cila dyshohet se mund të jetë shkruar edhe nga viktima, në të cilën thuhej në shqip: “tradhëtia shlyhet vetëm me vdekje”.

Çifti ishin martuar me mblesëri në Shqipëri dhe më vonë u transferuan në Itali.

Ai erdhi në Oksford në gusht 2018 dhe më pas Safija iu bashkua dy muaj më vonë.

Të dy kanë punuar në fabrikën “Mini” të qytetit.

Gjykata tregoi se Xheta u dërgonte mesazhe me tekst të afërmve në orët e para të 17 qershorit, duke u thënë atyre të vizitonin shtëpinë e tyre.

Ata arritën të gjenin derën e përparme të hapur por dhomën e  gjumit të mbyllur nga brenda.

Policia hyri në dhomë dhe gjeti Xhetën të plagosur dhe të ngjitur me gruan e tij.

Shoqja e viktimës, Dorela Rehova i tha gjyqit se si i pandehuri e kishte goditur duke i nxirë syrin dhe i kishte shkatërruar telefonin disa muaj para vrasjes.

Ajo gjithashtu u shpreh se shoqja e saj kishte qenë shumë e mërzitur në atë kohë.