Ballina BOTA Angli, vidhet kurora e famshme e dukeshës

Angli, vidhet kurora e famshme e dukeshës

Disa persona kanë hyrë në një shtëpi historike aristokratike angleze, ku kanë vjedhur bizhuteri me vlera marramendëse. Mediat vvendase kanë raportuar se një bandë e vogël ka arritur që të depërtojë dhe të vjedhë kurorën e mbushur me diamantë, e të ashtuquajturës Tiara Portland.

Goditja ndodhi në Welbeck Estate, në Worksop, në qarkun e Nottinghamshire. Autorët arritën të thyenin xhamin e blinduar dhe të kapnin kurorën e famshme, që përdorej nga Winifred, dukesha e Portlandit, në ceremoninë e kurorëzimit të mbretit Edward VII.

Sipas disa ekspertëve, kriminelët mund të shkatërrojnë xhevahirin prej ari dhe argjendi, për t’i shitur diamantet veç e veç.

Vetëm diamanti qendror, vlen disa milionë paund.

Policia East Midlands beson se ata kanë gjetur makinën që u përdor nga banda për të arritur objektivin, një Audi 5S, i braktisur dhe i djegur në Blidworth.