Ballina BOTA Angli, shpëtohen gjashtë anije me emigrantë

Angli, shpëtohen gjashtë anije me emigrantë

Disa burime zyrtare njoftuan sot se autoritetet detare franceze dhe britanike shpëtuan në brigjet e Pas-de-Calais mbi 40 emigrantë, në përpjekje për të arritur në Angli në bordin e gjashtë anijeve të vogla.

Sipas Ministrisë së Brendshme britanike, pesë gomone që po transportonin 40 persona me origjinë nga Iraku, Irani dhe Afganistani u sinjalizuan ditën e Krishlindjes.

“Ne kemi prova që disa organizata kriminale janë burimi i përpjekjeve të kalimeve të paligjshme nga La Manche me anije të vogla,” – u shpreh një zëdhënës i Ministrisë.