Ballina BOTA Britani e Madhe, kryeministrja May: Përkrahni marrëveshjen ose rrezikojmë përçarjen

Britani e Madhe, kryeministrja May: Përkrahni marrëveshjen ose rrezikojmë përçarjen

Kryeministrja britanike Theresa May gjatë një fjalimi të mbajtur për mediat vendase i është kundërpërgjigjur deputetëve që kundërshtojnë planin e saj të Brexit. Fjalimi i saj vjen një ditë pasi 27 udhëheqësit e tjerë të Bashkimit Evropian miratuan kushtet e daljes së Mbretërisë së Bashkuar në një samit të dielën më 25 nëntor.

Kryeministrja May tani duhet të bindë politikanët e Parlamentit Britanik për të mbështetur marrëveshjen. Por, ministrat e kabinetit pranojnë se kryeministrja May do ballafaqohet me një ‘luftë’ të vështirë. Partia Laburiste dhe forcat e tjera opozitare, si edhe shumë deputetë konservatorë, vendosën të votojnë kundër marrëveshjes.