Ballina BOTA Angli, dyndje emigrantësh, 43 të ndaluar

Angli, dyndje emigrantësh, 43 të ndaluar

Zyrtarët britanikë pohuan sot se kanë arrestuar nëntë emigrantë në një plazh në juglindje të Anglisë, të cilët kishin kaluar kanalin e La Mansh nga Franca me një gomone. Nuk raportohet për ndonjë emigrant të ndaluar nga Shqipëria.

Ministria e Brendshme tha se bëhet fjalë për fjalë për pesë burra, një grua, dy djem dhe një vajzë. Ata u pikasën dhe u kapën nga një anije  lokale e shpëtimit në zonën bregdetare angleze të Kentit.  Pas ndalimit, autoritetet raportuan se anija në të cilën po udhëtonin nëntë emigrantët kishte një kapacitet të vogël duke vënë kështu seriozisht në rrezik jetën e tyre.

Ndërkohë mediat britanike raportojnë se po zhvillohen edhe operacione të tjera për të ndaluar gomone të mbushura me emigrantë, të cilët kanë po mësyjnë Mbretërinë e Bashkuar nga Franca.