Ballina BOTA Angelia Jolie: Dhuna seksuale nuk prek vetëm femrat

Angelia Jolie: Dhuna seksuale nuk prek vetëm femrat

Angelina Jolie beson se dhuna seksuale prek të dyja gjinitë.
Ndaj ajo hap gjithmonë një dialog me fëmjët e saj kur bie fjala për këtë temë.
Aktorja, në një intervistë me Marie Claire të publikuar të martën, foli për stigmën që rrethon viktimat e sulmeve seksuale dhe përdhunimit.

“Dhuna seksuale është ende një temë tabu. Femrat dhe meshkujt e përdhunuar, dhe fëmijët e lindur nga përdhunimi shpesh trajtohen sikur të jenë ata që kanë bërë diçka të gabuar. Ata nuk pranohen nga shoqëria dhe mbulohen me turp, ndërsa dhunuesit e tyre mbeten të pandëshkuar,”-tha ylli i Hollywood. “Kjo duhet të ndryshojë dhe thyerja e kësaj tabuje është pjesë e kësaj.”

Megjithëse Jolie punon shumë për të pasur një ndikim të rëndësishëm tek njerëzit në gjithë botën, ajo e di gjithashtu se informimi duhet të fillojë në shtëpi.
Kjo është arsyeja pse aktorja flet për këto tema të vështira me gjashtë fëmijët e saj Maddox, Pax, Zahara, Shiloh dhe binjakët Knox e Vivienne.

“Unë nuk flas vetëm me vajzat e mia. Flas edhe me vëllezërit e tyre. Ky është ndoshta dallimi më i rëndësishëm. Nuk është problem vetëm për gratë. Zgjidhja është të punosh me femrat dhe me meshkujt njëkohësisht,”-tha 43-vjeçarja. “Burrat e djemtë janë gjithashtu viktima të këtyre krimeve. Dhe të gjitha shoqëritë duhet të jenë të qarta për të mos toleruar këtë sjellje.”

Ndërkohë, Jolie ka bërë disa përparime në jetën personale.
Aktorja arriti një marrëveshje kujdestarie pas një beteje të gjatë me Brad Pitt.
Sipas një burimi çifti do ketë kujdestarinë e përbashkët fizike dhe ligjore të fëmijëve.