Ballina Aktualitet Anëtarësimi në BE, nis procesi “Screening”

Anëtarësimi në BE, nis procesi “Screening”

Shqipëria tashmë ka hyrë në procesin e screening, një hap përpara çeljes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Një proces që kërkon njehësimin e standardeve me ato të Unionit dhe për të pasur një proces sa më gjithëpërfshirës, ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka përgatitur ngritjen e një strukture ndërinsitucionale përgjegjëse për zhvillimin e negociatave të anëtarësimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

Ky projektvendim po i nënshtrohet konsultimit ndërinstitucional, si dhe me shoqërinë civile e aktorë të tjerë të interesuar në procesin e integrimit evropian.

Javën që vjen, Tirana zyrtare do të ulet në tryezë me Brukselin ne takimin e përvitshëm të Këshillit të Stabilizim Asocimit, ku do të bëhet një bilanc i punës një vjecare mbi kushtet për hapjen e negociatave.