Ballina BOTA Andrea Bocelli në krye të renditjes amerikane me albumin “Si”

Andrea Bocelli në krye të renditjes amerikane me albumin “Si”

Tenori toskan Andrea Bocelli ka pushtuar klasifikimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me albumin e tij “Si”, i cili përmban 12 këngë dhe katër të tjera bonus që trajtojnë dashurinë, familjen, besimin dhe shpresën.

Artisti kryeson i pari në Billboard200, renditja e albumeve më të shitur në SHBA. Tashmë një synim i realizuar për Bocellin pasi asnjë këngëtar italian nuk e kishte arritur këtë sukses ndonjëherë.

SHBA e ka vlerësuar dhe trajtuar më dashuri të madhe tenorin që nga fillimet e tij me albumin “Romanza”, kur hyri në 1997 në Billboard200, e me një vlerësim të vazhduar me certifikatat e pjesëmarrjes së tij në koncertet e ndryshme, e deri në festimet për presidentët Bill Clinton, George Ë. Bush dhe Barak Obama mbajtur në Shtëpinë e Bardhë.

Një arritje e rëndësishme, unike dhe e çmuar e Italisë dhe këngëtarit, sepse ajo shënon bashkëpunimin historik midis Andrea Bocelli dhe Sugar, shtëpia diskografike dhe shoqëruesi i karrierës së tij që prej fillimit.