Ballina SPORT Ançeloti lojtarëve të tij: “Torta është gati, mungon vetëm qershia”

Ançeloti lojtarëve të tij: “Torta është gati, mungon vetëm qershia”

“Napoli” do të përballet sot në mbrëmje me “Liverpulin” në një sfidë e cila vlen një vend për në 16 më të mirat të Europës. “Liverpuli” është i detyruar të fitojë, ndërsa “Napoli” kualifikohet edhe me një barazim.

Karlo Ançeloti trajneri i Napolit, e di mirë se skuadra e tij është rritur, por “Liverpuli”, në shtëpinë e tij të fut frikën.

“Në aspektin taktik nuk e di se çfarë do të bëjë Liverpuli, por e di mirë se çfarë do të bëjmë ne për ta kaluar me sukses këtë ndeshje”. Tha Anceloti gjatë intervistës para ndeshjes.

“Kemi përpara nesh ndeshjen e parë, e cila na dha shumë besim dhe bindje. Nuk e di nëse do të jemi të aftë ta përsëritim, por e dimë shumë mirë çfarë duhet të bëjmë”.
Anceloti u bën një kërkesë lojtarëve të tij. “E dimë shumë mirë agresivitetin që ka “Liverpuli kur luan në shtëpi. Duhet të luajmë me intensitet të lartë në të gjithë ndeshjen, të paktën aq sa mundet ta bëjmë. Jemi inteligjentë në fazën mbrojtëse dhe atë sulmuese”.

“Kemi mundësi dhe shanse për të kaluar grupet. Është faza finale e një grupi të vështirë, ku ne kemi bërë shumë mirë. Kemi treguar personalitet dhe karakter. Por, nuk do ta marrim lehtësisht këtë ndeshje të fundit”.
“Mund të kualifikohemi me dy rezultate. Torta është bërë, tani i mungon vetëm qershia. Shpresojmë që t’ia dalim dhe ta vëmë qershinë mbi tortë” tha trajneri i Napolit.