Ballina LAJME Analisti dhe shkrimtari Kim Mehmeti: Burrështetasit tanë janë si ato prostitutat në...

Analisti dhe shkrimtari Kim Mehmeti: Burrështetasit tanë janë si ato prostitutat në shtëpinë publike

Shkrimtari dhe analisti i mirënjohur Kim Mehmeti, i gjendur në Tiranë për angazhimet e vazhdueshme që ai ka, ka theksuar se “në Shqipëri, kufiri mes politikës dhe krimit nuk ekziston.”

Ai ishte i ftuar në studion e RTV Ora, ku ka dhënë mendimin e tij për shumë prej zhvillimeve politike në hapësirën shqiptare në Ballkan. Ai i krahasoi politikanët me prostitutat, duke thënë se ata e kanë të vështirë të dalin nga politika.

“Kryeministri i Shqipërisë, edhe të dojë, nuk del nga politika sepse shumë nga burrështetasit tanë janë si ato prostitutat në shtëpinë publike, – ka thënë Mehmeti. – Dalja e tyre nga aty nuk varet nga dëshira e tyre, por kur do të vendosë ai pronari që t’i japë lejë. Ai e bën kur e shikon që nuk ka dobi ndaj tyre.”

Ai ka vijuar duke thënë se “ajo që është më e çuditshme, është se aq shumë janë përzier gjërat, saqë nuk mund ta kuptoni në Shqipëri sa politika e drejton krimin, apo krimi e ka kapur peng politikën.” “Kur këto gjëra e humbasin kufirin, atëherë aty nuk keni më shtet, por keni banda që e konsideron popullin si argat të vet që një herë në katër vjet të japin votat dhe këtu përfundon gjithë forca e qytetarit,” – ka nënvizuar shkrimtari dhe analisti Kim Mehmeti.