Ballina Aktualitet Amnistia për festat e fundvitit, gati drafti i dekretit të presidentit

Amnistia për festat e fundvitit, gati drafti i dekretit të presidentit

Rreth 900 të dënuar pritet t’u thonë lamtumirë qelive, për shkak se përfitojnë nga amnistia, e cila duhet me parë të kalojë së shpejti në Parlament.

Në projektligjin e propozuar nga qeveria, parashikohet të përfitojnë nga amnistia, të gjithë personat e dënuar me vendim të formës së prerë, me burgim deri në tre vjet, për dënime të dhëna deri më 30 nëntor 2018, pavarësisht kohës që u mbetet për të vuajtur.

Gjithashtu, amnistohen të gjithë personat e dënuar me burgim, të cilëve deri në datën e hyrjes së fuqi të ligjit, u kanë mbetur pa vuajtur një periudhë deri në dy vite burgim.